Shkodra solidarizohet me Italinë

0
844

 

Me ane te nje postimi ne ”Facebook” kryetarja e bashkise Voltana Ademi ne shenje solidariteti dhe mbeshtetje ka ndezur flamurin tringjyrësh në Bashkinë e Shkodrës per shtetin italian ku deri me tani  kane humbur jeten mbi 6000 persona nga koronavirusi.

JA POSTIMI I PLOTE

#VivaItalia🇮🇹🇦🇱

Derë e hapur, strehë dhe shpresë për shqiptarët e veçanërisht për Shkodrën, që nga koha e Skenderbeut dhe deri në ditët tona! Vendbanim dhe vendlindje e mijëra shqiptarëve që unifikojnë dy vendet tona me dyshtetësinë!
Djepi i kulturës europiane e botërore, atdheu i Dantes dhe i Garibaldit, Lucia Nadin, Celentanos, Al Bano dhe Roberto Baggio po kalon ditë shumë të vështira.
Mijëra jetë po shuhen nga e njëjta epidemi që po sulmon edhe Shqipërinë tonë.
Sot vetëm mund të lutemi për Italinë dhe italianët!
Tregojmë solidaritetin e mbështetjen tonë duke ndezur Tringjyrëshin në Bashkinë e Shkodrës!

#ShkodraSolidaritetmeItaline🇮🇹🇦🇱
#ItaliaCeLaFara🇮🇹🇦🇱
#ShkodraConItalia🇮🇹🇦🇱

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here