Ura e Bunës – Shirokë, qetësi edhe të hënën. Shërbimet e policisë në orët e paradrekës, kontrolle në rrugët kryesore  

0
572

 

Pavaresisht zhbllokimit te kufizuar te qarkullimit dhe lëvizjes mëngjesin e se henes, shëtitorja tek Ura e Bunes, ka vijuar te jete e boshatisur ! Ka pasur levizje teper te rralla te qytetareve, kur dihet se kjo zone eshte mjaft e preferuar per shkodranet. Perveç rritjes se ndergjegjesimit mbi rrezikun e përhapjes se koronavirusit, ndikim per te mos dale ne shëtitore duket se kane pasur edhe shërbimet e policise, te ushtrise  si dhe te policise bashkiake. Krahas kontrollit te qarkullimit te automjeteve, ato u kane tërhequr vëmendjen edhe qytetareve per te evituar lëvizjet e tepërta si dhe ne grupe……

Edhe tek kryqëzimi i Ures se Bahçallekut, nuk ka pasur ndonje fluks ne rritje te automjeteve. Kryesisht kane qene ato te transportit te mallrave si dhe te autorizuarat nga policia, per nevoja te ngutshme te qytetareve. Qetesia eshte ruajtur edhe ne rrugen e Shirokes, nje tjeter zone kjo mjaft e preferuar nga qytetaret per te shëtitur, por qe duket se pershkallezimi i masave ka bere qe lëvizjet te bllokohen. E njejta gje duhet theksuar edhe per Shiroken, ku gjithçka eshte ne heshtje ! Masat kufizuese te diktuara nga rreziku i përhapjes se koronavirusit kane bere qe te pezullohen punimet per përfundimin e projektit te rikualifikimin urban te kesaj pike !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here