Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet BE vendos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

BE vendos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
1582

Bashkimi Evropian mund të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut dhe që do të përfundojë këtë javë.

Nëse aprovohet siç pritej, marrëveshja do të përfundojë vonesën prej dy vitesh dhe do të sinjalizojë hapin e ri për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor , Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut , që kërkojnë të anëtarësohen në BE.

Sipas draft konkluzionit, Shqipëria duhet të plotësojë edhe disa kushte.

Ora News ka zbardhur kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria të cilat janë:

-Miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

-Reforma zgjedhore të garantojë financim transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore.

-Garantimi i zbatimit të reformëss në drejtasi, përfshirë funksionimin e GJK dhe GJL.

-Vendosja e strukturave të specializuara kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here