Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilëson vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave, si një lajm të mirë për Shqipërinë.
Në një mesazh në Facebook, Kryemadhi shkruan: “Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira”,- shprehet kryetarja e LSI.

LEAVE A REPLY