Teksa Italia vijon luftën e saj me Covid-19, autoritetet në shtetin apenin po punojnë që rezultatet e testeve të dalin në vetëm 5 minuta.

Ky test është i lehtë për t’u përdorur: Mjafton disa pika gjaku të pacientit dhe për 5 minuta testi tregon nëse ai rezulton pozitiv apo negativ nga Coronavirusi.

Në rajonin e Marche, disa nga këto teste kanë arritur tashmë, ndërsa po punohet shpërndarja e tyre në të gjithë vendin.

Italia ka arritur të furnizohet me keto teste falë marrëveshjes së “Innoliving di Ancona” me “Zhezhiang Orient Gene Biotech” që prodhon këto teste.

 

LEAVE A REPLY