Familjet në nevojë i drejtohen Bashkisë për ushqime. “Nuk zgjidhen shqetësimet tona me një numër telefoni”

0
689

 

 

…..U detyrua te ndërhynte policia e rendit dhe ajo bashkiake, per te mbajtur radhen ! Ishin disa familje ne nevoje qe kishin ardhur mëngjesin e se martes ne Bashkine Shkoder, mes te cilave edhe te komunitetit rom, per te kërkuar ndihma ne ushqime. Kufizimi i lëvizjeve ne kete periudhe dhe qëndrimi ne shtepi per tu mbrojtur nga koronavirusi, eshte pasuar me mbarimin e rezervave ne ushqime.

Ne vijim te ketij shqetësimi, shkuam prane komunitetit rom përtej Ures  se Bunes. Shqetesimi i tyre ne kete situate eshte se nuk kane mundesi te sigurojne ushqime, pasi jane detyruar ta ndepresin punen.

Bashkia Shkoder ka nisur ditet e fundit shpërndarjen e pakove me ushqime per familjet ne nevoje. Por ka dale problem komunikimi zyrtar me keto familje, pasi Bashkia ka njoftuar qe kerkesat te behen nepermjet nje numeri telefoni, gje qe kundërshtohet nga qytetaret, pasi thone se nuk u del njeri per ti qare hallet e tyre.

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here