Familjet e varfëra, në pritje të Bashkisë. “Kërkojmë ndima me ushqime dhe jo numër celulari….”

0
899

 

 

Edhe te merkuren, disa nga familjet ne nevoje erdhen ne Bashkine Shkoder, per te kërkuar ndihma ne ushqime. Ato vene ne dukje se qëndrimi ne shtepi per shkak te rrezikut te koronavirusit, i ka vene ne veshtiresi, pasi nuk kane te ardhura per te përballuar nevojat e përditshme. Familjaret theksojne se nuk eshte zgjidhje menyra se si po vepron Bashkia Shkoder, e cila ka publikuar nje numer telefoni per te njoftuar rreth nevojes per ndihma. Sipas tyre, nuk kane nguruar te telefonojne tek numri 0693422990 i publikuar nga drejtuesit e bashkise, por s’eshte përgjigjur njeri, ndaj detyrohen te vine tek Bashkia per ankesat e tyre:

Pa dashur aspak te mohojme përpjekjet e Bashkise Shkoder, per te ndihmuar familjet e varfra ne kete situate te rende, realiteti i ketyre diteve po tregon se masat e deritanishme jane shume larg nevojave te ketyre familjeve. Fakti qe dhjetra  prej tyre vine qe ne oret e para te mëngjesit çdo dite ne Bashki, tregon se menyra e zgjedhur per te komunikuar me to nepermjet nje numri telefoni, eshte e deshtuar. E e vërteta ne kete rast eshte gjendja e mjerueshme  e ketyre familjeve, dhe jo ato qe raportohen neper mbledhje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here