Vijon të rritet numri i të prekurve me koronavirus nga Puka. Ka rezultuar pozitiv një tjetër person, .
Bëhet fjalë për një qytetar nga Puka, i cili ka qenë i shtruar në Spitalin e Shkodrës, tek Infektivi, ku i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negative.
Por, më pas, ai është dërguar në Tiranë dhe pas skanerit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Pas këtij rasti, po bëhen analizat e stafit mjekësor, të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Shkodrës, të cilët kanë pasur kontakte me këtë person.
Pritet qe rasti te raportohet nga ISHP ne komunikim per shtyp.