Maqedonia e Veriut shënon viktimën e tretë me koronavirus

0
912

 

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Pasditen e sotme ndërroi jetë një grua nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës. Alije Mustafa ishte e para paciente e prekur në atë zonë, e cila së bashku më bashkëshortin e saj të infektuar ishin kthyer nga Italia.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfimruar me koronavirus 29 persona.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus shkon në 177, prej të cilëve 1 tashmë është shëruar ndërsa dy fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here