Merren 3 mostra nga familjarët e pacientit nga Puka që doli me Covid-19 , karantinohen të gjithë personat që kishin lidhje me të

0
1275

 

Informacion i ores 18.00.

Mbi masat e marra ne territorin e Qarkut Shkoder. Gjate dites se sotme nga te gjitha bashkite e Qarkut kane vazhduar dezinfektimet e rrugeve, trotuareve dhe institucioneve shteterore.Bashkia Shkoder ka vijuar me hartimin e borderove dhe urdher pagesat per familjet ne nevoje. Ka mbeshtetur me pako ushqimore dhe higjenike rreth 135 familje te qytetit dhe 89 familje te komunitetit Egjyptian, 22 familje me veshtiresi ekonomike ne NJA Velipone dhe 20 familje ne NjA Ana Mali. Nepermjet KUZ, ka kryer punime per zhbllokime te kolektoreve, pastrimin e KUZ, mirembajtjen e KUB dhe te rrjetit ujesjelles ne NJA Dajc. Bashkia ne fondin e parashikuar per EC, prej 1,7%, te fondeve te veta ka vleren 24, 915 mije leke per MC. Bashkia M.Madhe, nepermjet KMC te bashkise raporton se nuk ka asnje rast me covid-19, dhe te gjithe personat e ardhur nga shtetet me origjine infektimi jane nen kontroll intensiv dhe nuk paraqesin probleme. Grupet e punes te perbera nga komisariati i policise se shtetit dhe ato bashkiake po mbajne nen kontroll te gjithe territorin e bashkise. Nepermjet Kompanise BAVARIA, jane shperndare gjate dites sotme ne kete bashki rreth 32 pako ushqimore per pensionistet, personat ne nevoje, PAK. Situata eshte nen kontrollin e strukturave te Bashkise. Fondi emergjencave i parashikuar nga bashkite e tjera eshte bashkia Fushe Arrez prej 1,7 %, ne vleren 31 000 000 leke . Bashkia Vau Dejes, 1,7 %, ne vleren prej 2, 925, 190 leke. Nga Filiali Postes Shqiptare jane shperndare sot rreth 912 pensione, prej te cilave 366 ne qytet dhe 546 ne fshat, ne total rreth 91% e nr te pergjithshem, proces i cili po vazhdon duke i derguar pensionet ne cdo shtepi. Nga NJVKSH eshte kryer karantinimi i gjithe personave qe kishin lidhje me personin e infektuar nga covid-19 dhe u moren 3 mostra nga familjaret ne vatren e dyshimit ne Bashkine Puke, nderkohe eshte mbyllur nga strukturat e komis . Pol. Puke aktiviteti i nje minimarketi te kesaj familje si dhe po ndiqet gjurmimi i te gjithe zingjirit te kontakteve te pacientit pozitiv. NJVKSH, shkoder eshte ne pritje te pergjigjeve te 12 mostrave nga IShP. Nga strukturat e DVP me ato te ushtrise, FNSh, policive Bashkiake dhe inspektoriatet po kontrollohet dhe monitorohet i gjithe territori i Qarkut duke zbatuar me korrektesi rregullat e vetkarantinimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here