Sunday, April 5, 2020

‘Deri më 31 maj, më pas rishikohet’, MEPJ njoftim për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar: Zgjatje e vizës për qytetarët që i skadon pas 24 janarit

1208
0

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka lajmëruar se Mbretëria e Bashkuar qytetarët e huaj që nuk mund të largohen nga vendi dhe që u skadon viza pas 24 janarit do u zgjatet.

MEPJ i bën thirrje shqiptarëve që janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfitojnë nga ky lehtësim të kontaktojnë në adresën e- mailit CIH@homeoffice.gov.uk për të njoftuar se viza e tyre ka skaduar.

 

 

NJOFTIMI I MEPJ

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.

 

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

 

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

 

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

LEAVE A REPLY