Një paciente e shtruar në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Lezhës ka dalë pozitive me koronavirus. Nisur nga ky fakt, menjëherë është mbyllur pavijoni, ndërkohë që stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19.
Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.