Sunday, April 5, 2020

Soreca: 50 mln eurot për COVID -19 nuk janë kredi, por grante

137
0

Ambasadori i BE, Luigi Soreca qartësoi se 50 mln eurot e dhëna për të përballuar situatën me koronavirusin nuk janë kredi, por grantë.

Në një komunikim me qytetarët, diplomati evropian tha se fondet për tërmetin nuk do të preken.

Soreca: BE-ja ka premtuar një shifër prej 50 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për krizën e COVID-19. 4 mln për nevojat emergjente, do të mbulohet blerja e ventilatorëve, 11 mln do të investohen për mbrojtjen sociale, do ta ndihmojmë qeverinë për shtresat më të cënueshme, pjesa tjetër ka të bëjë me ekonomike, pasi bizneset po vuajnë dhe ne do të japim 35 mln euro që do të shkojnë në këtë fushë. Para në dorë cash për shtresat më të cënueshme në shoqëri.

Një përgjigje drejtpërdrejt, që këto para nuk janë kredi, por janë një grant, pra BE-ja po shpreh solidaritetin e plotë me Shqipërinë. Pra nuk janë kredi, por grant për Shqipërinë. Fondet për tërmetin nuk do të preken, të gjitha ato miliona euro që janë premtuar si grant do të jepen sikur janë premtuar. 50 mln që po jepet për COVID janë tjetër apo ato që u premtuan në konferencë janë tjetër. Do të jetë mjaft transparente, jemi pjesë e komisionit për rindërtimin që tregon si po zbatohen, po e ndjekim nga afër.

LEAVE A REPLY