Hapja e negociatave me BE, Meta: Të arrijmë objektivin e përbashkët pa shpërdoruar më tej kohën

0
555

 

Shqipëria mori sot lajmin e mirë se Komisioni Europian çeli bisedimet për anëtarësim në BE. Në mes të këtyre zhvillimeve positive, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur të japë një mesazh duke përdorur një shprehje të Konrad Adenauer: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.

Nisur nga kjo, Presidenti thotë që shqiptarët nuk duhet të shpërdorojnë më kohën që vrapon për të arritur objektivin e përbashkët.

Postimin e tij ai e shoqëron edhe me një shkrim të BalkanWeb, që i ka bërë jehonë thirrjes së fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, që apelon për kontributin e cdo force politike me qëllim përbushjen e kushteve të BE.

STATUSI I PLOTË
Konrad Adenauer🇩🇪 thoshte: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.
Vendimi i fundit i Bashkimit Europian na tregon roadmap e qartë për të arritur objektivin e përbashkët pa shpërdoruar më tej kohën e cila vrapon. 🇦🇱🇪🇺

  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here