”Përvjetori i shkollës ushtarake”,Presidenti Meta: Mirënjohje skënderbegasve, edhe sot në vijën e parë të betejës

0
511

 

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75 vitet e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”. Në një mesazh në FB, Presidenti ka vlerësuar lart, kontributin e tyre në çdo fushë të shkencës dhe të jetës shoqërore dhe në veçanti, faktin se edhe sot ata gjendne në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, ndaj  ka premtuar se me tejkalimin e pandemisë, ky përvjetor do të festohet në mënyrën më të merituar.

Presidenti shkruan:

“Sot është 75-vjetori i Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”, një prej institucioneve më të shkëlqyera të edukimit profesional dhe patriotik që ka njohur vendi ynë.

Kjo shkollë nisi më 28 mars 1945 me fëmijët partizanë, për t’u rritur e fuqizuar vit pas viti, duke u shndërruar në një institucion të jashtëzakonshëm të edukimit për 33 mijë fëmijë dhe të rinj të cilët dhanë një kontribut të çmuar, jo vetëm për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura dhe institucioneve të Sigurisë Kombëtare, por treguan lidership edhe në sport, kulturë dhe politikë.

Nuk ka fushë të shkencës dhe jetës shoqërore ku nuk janë dalluar skënderbegasit në sajë të edukimit shumëdimensional që kjo shkollë garantonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here