“Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.” – siguroi Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se kthimi në atdhe do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta, si dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

Kryediplomati, nëpërmjet postimit të tij, udhëzoi të gjithë qytetarët shqiptarë, që për çdo informacion të nevojshëm, të kontaktojnë
drejtpërdrejtë me Përfaqësinë e RSh-së në vendin ku ndodhen ose me njësinë e emergjencave në Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, në numrat e vënë në shërbim.

Numrat e emergjencës së MEPJ dhe së Përfaqësive të RSH-së në botë do të mund t’i gjeni në këtë link https://bit.ly/2UFFF5s

LEAVE A REPLY