Tuesday, April 23, 2024
Home Aktualitet “Makabriteti i Edi Rames arrin kulmin” thote Petrit Vasili dhe publikon videon...

“Makabriteti i Edi Rames arrin kulmin” thote Petrit Vasili dhe publikon videon në anglisht

0
472

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka publikuar ne facebook nje pjesë të videos që kryeministri Edi Rama publikoi sot në faqen e tij.

Bëhet fjalë për pjesën kur Rama u pergjigjet kritikëve për masat shtrënguese  dhe rezistenca si e vetmja mënyrë për të mundur koronavirusin.

Gjate fjalimit Rama duke perpjekur të bindë kritikët se ka marrë masat e duhura permend Amerikën si superfuqi e cila as ajo ende nuk ka  gjetur ilaçin veç hyrjes brenda në shtëpi. Madje kritikon dhe  Trump duke thene se i hapi rrugen armikut e sot SHBA ia kaloi dhe Kines per numrin e personave te infektuar

Në videomesazh e  sipër Rama thotë  “Amerika është Amerikë dhe mbase mijera e dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne”,  kjo është quajtur e pavend nga kreu i grupit te LSI-se Petrit Vasili,

“Makabriteti i Edi Rames arrin kulmin, arrin deri aty sa thote se: “Amerika mijëra e dhjetra mijëra te vdekur nga corona virusi nuk i ka problem”!” shkruan ai ndersa komentin e shoqeron dhe me videon e fjalimit te perkthyer në anglisht.

“Meqë keni qejf shembujt me Amerikën, Presidenti u thoshte deri dje se do kjo shpejt, thjesht do iki. E shikoni tani se çfarë u thotë amerikanëve. Ndërkohë që duke pritur që të iki vetë i hap rrugën armikut. Sot kanë kaluar Kinën me infektim dhe s’po kanë më as vend dhe as mjete mbrojtëse për mjekët dhe infermierët në spitalet e Nju Jorkut. Amerika është Amerikë dhe mbase mijera e dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne. Po ne që me Amerikën nuk krahasohemi dot në asnjë gjë, si mund t’ja lejojmë vetes të lëshohemi dhe të vëmë në diskutim jetën duke moskuptuar se kjo është një luftë për ekzistencë dhe jo një lojë kukamçefti e organizuar nga politika e poshtër siç kanë qejf ta quajnë disa nga ju.

Realisht nuk di si të flas me disa prej jush që  nuk duan të marrin vesh, nuk duan të hapin sytë e të shohin realitetin. Me siguri di vetëm një gjë, që po vazhduam kështu do ta kalojmë pa qindra mijëra viktima dhe do hapim pjesë –pjesë rrugët  e jetës normale më herët se të tjerët. Po u lëshuam, po u dorëzuar me të dalë ku të dalë ne do bëhemi turpi më i madh i këtij vendi dhe gazi i planetit’, thote ndër të tjera Rama ne video.

Besojme se Rama e përdori kete shprehje në kontekstin se Shqiperia me numrin e banorëve eshtë shumë here e vogël në krahasim me popullsinë në SHBA dhe nëse nuk do merreshin masat shtrenguese, mijëra të vdekur do ishin katastrofe për Shqipërinë e vogël. Megjithatë ky krahasim ishte i pa vend.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here