Një rast me COVID-19 në Mirditë, dom Gjergj Meta: Të respektojmë rregullat, të ruajmë njëri-tjetrin

0
723

OVID-19 NË MIRDITË!

Të dashur miq të Dioqezë së Rrëshenit,

Sot u konfirmua një rast me Covid-19 në Mirditë. Në Qarkun e Dibrës, pjesë e Dioqezës tonë, ende nuk kemi asnjë rast. Shpresojmë të mos kemi.

Ndërkohë ju ftoj të lutemi për personin e prekur dhe për familjen e tij, si një familje e vetme. I urojmë shërim sa më të shpejtë.

I ftoj banorët e Rrëshenit e të krejt Mirditës e krejt Dioqezës të vazhdojmë të respektojmë rregullat. Mos të kemi frikë, por të kemi kujdes të gjithë e të ruajmë njëri-tjetrin.

Për të varfërit na lajmëroni, sidomos për rastet ekstreme.

Vetëm së bashku do t’ia dalim!

Ipeshkëvi juaj

+ dom Gjergj Meta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here