Drejtori i drejtorise rajonale te arsimit per veriun, Bardhok Pulaj ne nje lidhje te drejteperdrejte me Tv1 Channel: Jemi ne nje situate te veshtire kudo ne Shqiperi, por duke qene situate e panjohur, eshte dashur qe ne arsim te operojme me metoda te reja te mesimdhenies, siç eshte mesimi online ne shtepi. Jemi shume te inkurajuar nga mesuesit e Shkodres dhe te gjithe veriut per gjithe kontributin qe kane dhene keto dite duke qene prane femijeve per t’i mbajtur ne kontakt me dijen, shkollen dhe mesimin.

Ka qene nje proces i veshtire, sepse ne fushen e mesimdhenies nuk ishte perdorur me perpara. Sot qe flasim 56 708 qe jane ne drejtorine rajonale te veriut, prej tyre 50 706 realizojne mesimin online dhe nje pjese e tyre e kane te pamundur sepse nuk kane aparate celulare apo nuk kane vale ne zonat e tyre. Por edhe ato e realizojne kontaktin me dijen nepermjet televizionit shqiptar i cili shpjegon mesimet. Duke qene nje pervoje e re per mesuesit, nxenesit dhe prinderit, kemi kontaktuar edhe me drejtuesit e shkollave dhe mesuesit qe te zgjedhin kohen e duhur edhe per ato familje qe kane shume femije, por pak aparate celulare ne menyre qe secili te marre dijen e tij per lendet mesimore.

Jo çdo e keqe sjell vetem te keqija, sepse ne po krijojme nje lloj komunikimi apo pervoje mes mesuesve, nxenesve dhe prinderve qe do t’i sherbeje nje raporti tjeter mes nesh prane njeri – tjetrit dhe per njeri – tjetrin.

Nxenesit e klases se 5, 9 dhe maturantet do te kene provimet e tyre, nderkohe ne po operojme tek lendet e provimeve te tyre. Asnje nxenes nuk do te penalizohet per arsye te mangesive qe jane krijuar gjate kesaj kohe. Pra temat e mesimeve qe jane zhvilluar gjate kesaj kohe qe nuk jane kuptuar siç duhet nuk do te jene pjese e provimeve te lirimit. Pra kjo situate nuk do te ndikoje dhe per kete nxenesit duhet te jene te qete. Asnjehere nuk behet fjale per perseritje te provimeve. Ky vit eshte thuajse i permbyllur, sepse pjesa me e madhe e programit mesimor eshte realizuar.

LEAVE A REPLY