Marra shkas nga dyndja e qytetarëve për të bërë pazar, në tregje prej sot do të vendoset korridori sanitar për të ruajtur distancimin social.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se jemi në një epidemi dhe liria e secilit prej nesh përfundon aty ku nis dhe i shkel lirinë e tjetrit.
Manastirliu: Në këtë rast nuk po i shkelni vetëm lirinë, po i vini në rrezik jetën. Qeveria ka vendosur të forcojë masat, sidomos aty ku ka grumbullime njerëzish.
Ministrja tha se jemi në mesin e luftës me virusin dhe fundi i kësaj pandemie është ende larg.
Manastirliu: Ditët e fundit ndoshta duke bërë gabimin e krahasimit të shifrave të sëmurëve dhe viktimave në Shqipëri me ato të vendeve të tjera shumë prej jush mund të kenë menduar se ja hodhëm dhe kësaj lufte. Jo. E kundërta është e vertëtë. Jemi mu në mesin e një beteje frontale. Mos të lkmi iluzione, as nuk i jemi afruar fundit të kësaj lufte. Ky virus është i frikshëm.