COVID-19/ Edhe 5 persona të infektuar në Shkodër

0
3836

Situata me personat e infektuar nga koronavirusi po përkeqësohet në Shkodër.

Vetëm gjatë orëve të fundit bëhet e ditur se edhe 5 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në këtë qytet.

 Ata janë 4 anëtarë të tjerë të familjes në Kiras dhe 1 anëtar në familjen e Dobraçit.

Kjo e çon numrin e të infektuarve në qarkun Shkodër në 42. Në bashkinë Shkodër janë 38 të infektuar.

Situata epidemiologjike, vazhdon te ndiqet intensivisht nga NJVKSh ne te gjithe territorin e Qarkut.
Sipas konfirmimit te NJVKSH dhe SR, ne Shkoder, mbreme ka vdekur nje paciente 80 vjecare me covid -19, e cila ishte e shoqeruar edhe me semundje te tjera, ndersa gjendja e se motres nuk eshte e stabilizuar.

Nga Bashkia Shkoder do vijoje shperndarja e ndihmave per familjet ne nevoje ne qytetin Shkoder dhe NJA Guri Zi, dhe dezinfektimin e ambienteve publike.

Nga NjVakSh Puke informohemi se ka ardhur pergjigja edhe per nje pacient te bashkise Fushe Arrez e derguar dije ne ISHP e cila rezultoi negativ.

Ne bashkite tjera nuk kemi raste te reja covid -19.

Gjate dites sotme do te vijoje puna e bashkive per dezinfektimin e ambienteve kryesisht qe jane ne afersi te infektuarve, nga NjVKSh mbajtja nen kontroll ne kushtet e vetkarantinimit dhe gjurmimin e te dyshuarve.

Ne M.Mdhe, ne piken doganore H.Hotit kane hyre rreth 127 udhetare, 114 te huaj dhe 3 shqiptare, te cilet u jane nenshtruar rregullave baze te kontrollit, ndersa ka ardhur edhe pergjigja e mostres per pacientin e Koplikut te Siperm i cili rezultoi negativ.

Nga strukturat e DVP do vijoje puna per kontrollin dhe ndalimin e qarkullimit te komunitetit ne ato vende ku jane shfaqur grumbullime gjate dites se djeshme sic jane tregjet por edhe ne monitorimin e reduktimit ne maksimum te njerezve ne varrimin e viktimes.

KMC, po e monitoron situaten duke kordinuar punen me te gjithe i stitucionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here