Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për të luftuar pandeminë e COVID-19 dhe për të rimbëkëmbër ekonominë, duke i dhënë një huaj prej 190.5 milionë dollarë (175 mln euro).

Zv/drejtori i FMN, Tao Zhang tha se sfida e menjëhershme është përgjigja efektive ndaj Covid-19 duke forcuar kujdesin shëndetësor dhe zbutur efektet e krizës për ato sektorë dhe familje që janë prekur më shumë.

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme defiçi fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse.”

LEAVE A REPLY