E shtuna është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00 për qarkullimin e qytetarëve. Që sot, nga ora 13.00, deri të hënën në 5.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi. Kështu njoftoi dje kryeministri Edi Rama.
Sipas Ramës, të hënën zgjatet koha e qarkullimit: fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.