Ilaçi që jep shpresë për të luftuar koronavirusin e ri

0
1061

 

Një ilaç antiviral, i prodhuar për të luftuar kundër Ebolas, ka treguar të dhëna premtuese se mund të kurojë koronavirusin e ri.

Sipas Daily Mail, testimet e para janë bërë në një grup të vogël me pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19.

Ata u përmirësuan pasi morën ilaçin eksperimental Remdesivir.

Megjithatë, ende nuk dihen cilat janë shanset e efektshmërisë së ilaçit për shkak se nuk ka një grup krahasimor.

Rezultatet janë publikuar në revistën mjekësore ‘New England Journal of Mecidine’.

Këto janë rezultatet e para testuese për ilaçin Remdesivir, i cili është thënë edhe më herët se mund të luftojë koronavirusin.

Pavarësisht se ka shkaktuar 100 mijë viktima, akoma nuk ka një ilaç që kuron në mënyrë efektive koronavirusin e ri.

Megjithatë shkencëtarë në mbarë botën po punojnë në mënyrë të ethshme për të gjetur një kurë të mundshme. Pesë studime të mëdha po bëhen vetëm për ilaçin Remdesivir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here