PD Shkodër uron besimtarët: Kjo festë në kohë të vështirë, qoftë simbol i bashkimit familjar

0
616

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në pamundësi të vizitës tradicionale ditën e sotme,urimin tim për të gjithë po e përcjell nëpërmjet kësaj kartoline.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike,Dega Shkodër dëshiroj të uroj të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkës!

Sjelltë kjo festë mbarësi,begati e gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja! Simbolika e ringjalljes dhe mesazhi i kësaj feste ardhtë dhe mbizotëroftë përherë në familjet tuaja ! Kjo festë në këtë kohë të vështirë,qoftë simbol i bashkimit familjar dhe të shërbejë si një moment reflektimi e lutjeje e përbashkët për të gjithë njerëzimin! Gëzuar!

Xhevdet Amuli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here