Për Lëvizjen Socialiste për Integrim të gjitha masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit nuk kanë qenë të duhura.
Në një komunikim për mediat, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kufizimet e lëvizjeve nga ana e qeverisë kanë qenë spontane dhe të pallogaritura.
Petrit Vasili: Është fakt që të gjitha kufizimet e lëvizjeve kanë qenë spontane të pa llogaritura.
Në fillim na u kërkua të dilnim vetëm një orë, pataj nga ora 5-13…etj. Sot ka një rregull të ri që deri të premten duhet të jemi të bllokuar. Çdo masë lidhet me një rrezik të shtuar, asnjë qytetar nuk ka dëgjuar gjë tjetër vetëm ca urdhra të karakterit militar. Çdo vend i botës që ka aplikuar masat kufizuese ka shpjeguar arsyet e ndryshimit të lëvizjeve.
Modele kontradiktore që improvizoheshin dhe prodhoheshin nga emocionet e turbulluara të kryeministrit dhe jo sipas kritereve profesionale. Ky menaxhim spontan nuk u parapri, nuk u mor asnjë masë për të zbuluar rastet e para. Epidemiologët kanë hedhur dyshime që virusi mund të ketë qarkulluar që në janar në Shqipëri.