Panariti thirrje qeverisë: Përcaktoni çmimet e ushqimeve në treg, më pas ndërhyni me dënime dhe gjoba ndaj spekulantëve

0
631
PANARITI PER VIZITEN E TIJ NE FRANCE - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij ne France, ku eshte zgjedhur anetar i Bordit Drejtues te planit te veprimit per biodiversitetin e qyteteve te rajonit te Mesdheut.

 

Nga Edmond Panariti

Qeveria të përcaktojë: – Sa shumë është “shumë”?, me çmimet e ushqimeve në treg. Vetëm më pas ajo mund të ndërhyjë me dënime dhe gjoba ndaj spekulantëve për të mbrojtur prodhuesit dhe konsumatorët !

Përndryshe në vend të luftës ndaj spekulantëve, ajo do tu bashkohej atyre!

Kriza është një rast i artë për spekulantët!
Çoroditja e tregut, paraliza e transportit dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve, shpie në rritje spekulative të çmimeve.
Një kg luleshtrydhe në tregjet e qyteteve sot, shkon tre herë më shumë se në tregjet e shumicës! E kështu me radhë për të gjitha prodhimet.
Nuk jemi në situatë normale, ku çmimet fundore i përcakton kërkesa dhe oferta dhe për rrjedhojë nuk justifikohet asnjë nderhyrje rregullatore.
Por jemi në krizë!
Ku edhe oferta ashtu si edhe kërkesa për produkte janë të goditura rëndë dhe janë të shtrembëruara nga paraliza e COVID.
Prandaj duhet ndërhyrë, jo thjesht me kërcënime populiste për dënim të atyre të vegjëlve që tregëtojnë me çmimet që u imponojnë dhe vendosin “kartelet”, por duke gozhduar këta të fundit për spekulim dhe monopol.
Në mungesë të “bursës” bujqësore, Qeveria ka në dorë të vendosë një “fixing” ditor ose javor të çmimeve të shumicës të tregut të prodhimeve bujqësore dhe duke përllogaritur me bujari marzhet e kostove të magazinimit, transportit dhe fitimit të pakicës të vendosë çati maksimale për çmimet fundore në tregjet e pakicës së qyteteve. Të cilat kurrsesi nuk mund të jenë sa trefishi i çmimit të prodhuesve.

Kriza e kërkon këtë rregullim të përkohshëm

Përndryshe , fitojnë spekulantët, të tjerët humbin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here