Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në Kurbin aty ku u çelën punimet për një ujësjellës të ri.
Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara tha se ky është investimi më i madh në Kurbin pas 50 vitesh pasi mundëson furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm të 30 mijë banorëve të njësisë administrative Laç.
Ky investim financohet i gjithi nga buxheti i shtetit dhe nuk është shtyrë pasi sipas Ballukut është projekt etik, dhe kap vlerën e 500 milionë lekëve.