Shkon në 475 numri i të infektuarve me Covid-19, në 24 orë shënohen 8 raste të reja

0
1185

 

Ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi. Task forca e ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

Po ashtu, ministria e Shëndetësisë njofton se hartës së të prekurve i është bashkuar edhe Kukësi me një rast.

Sipas ministrisë, referuar grafikut prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon një qëndrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.

24 viktima dhe 248 të shëruar-24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

46 pacientë në dy spitale-Në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

Harta e të prekurve

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           227 raste

– Durrës           42 raste

– Lushnje         6 raste

– Elbasan         15 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          71 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë             6 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë              5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës          1 rast

Apeli për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here