Ja si veprojnë mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga COVID-19

0
722

 

Mjekët dhe infermierët janë sot heronjtë e vërtetë të betejës kundër virusit COVID-19.

Të mobilizuar plotësisht në vijën e parë të betejës, bluzat e bardha janë të rrezikuar prej virusit në çdo moment.

Ata punojnë orar pa orar dhe puna e sakrificat e tyre janë të pashembullta.

E vetmja gjë që kërkojnë prej nesh janë që të qëndrojmë në shtëpi e të mbrohemi duke zbatuar një higjenë të plotë.

Hapat Që Ndjekin Mjekët Dhe Infermierët Për Tu Mbrojtur Nga COVID-19
Rregullat bazë që stafi mjekësor ndjek në mënyrë rigoroze çdo ditë janë ato që duhet të ndjekim edhe ne në kushtet e shtëpisë.

Larja e Duarve
Larja e duarve është një detyrim madhor për çdo punonjës në klinika dhe spitale.

Ajo përbën hapin më të rëndësishëm të vetëmbrojtjes.

Mjekët dhe infermierët i lajnë duart rregullisht dhe shpesh për të paktën 20 sekonda, me fokus të veçantë tek thonjtë dhe gishtat.

Mjekët dhe infermierët i lajnë duart sa herë që gjenden në një ambient të ri, pra në shtëpi, në dyqan apo edhe në spital.

Prekja e Fytyrës
Studimet tregojnë se mjekët përballen minimalisht me 345 raste rreziku prej virozave.

Kjo është gjetja e një studimi australian që në vitin 2015 llogariti se një punonjës mund ta prekë fytyrën dashje pa dashje të paktën 23 herë në orë.

Nëse e shumëzon këtë me një turn 15-orësh, atëherë del shifra e frikshme që tregon sa të larta janë gjasat që këta punonjës të sëmuren.

Viruset mund të futen në organizëm nëpërmjet hundës dhe gojës por edhe nëpërmjet syve.

Nëse dikush pret fytyrën me duar të palara ku gjenden gjurmë virosu, atëherë ai e ka shumë më të lehtë të futet në organizëm.

Në këtë situatë, mjekët dhe infermierët përpiqen fort t’i rezistojnë dëshirës së pavullnetshme për të prekur fytyrën.

Kollitja Dhe Tështima
Mjekët dhe infermierët përpiqen të mbrojnë të tjerët edhe me sjelljen e tyre në spital.

Sa herë kolliten apo tështijnë ata përdorin bërrylin për të penguar përhapjen masive të stërklave.

Pas çdo kolle apo tështime ata lajnë duart me ujë dhe sapun ose në mungesë të kohës përdorin disinfektues me të paktën 60 përqind alkol.

Përshëndetja
Mjekët dhe infermierët po zbatojnë të njëjtat teknika përshëndetjeje si e gjithë bota.

Ata nuk i shtrëngojnë më dorën njëri tjetrit por përshëndeten me trokitjen e bërrylave.

Bërrylat nuk transferojnë dot viruset dhe gjasat që të preket fytyra me bërryl janë thuajse inekzistente.

Edhe me pacientët, mjekët dhe infermierët frenohen nga dhënia e dorës.

Një gjë e tillë, në ditët e sotme është një shenjë më e madhe respekti dhe dashamirësie se puthja në faqe apo shtrëngimi i duarve.

Gjumi
Mjekët dhe infermierët kanë nevojë të ushqehen dhe të flenë sa më mirë që të jenë të fortë dhe në gatishmëri kundër armikut.

Për ta, gjumi është i një rëndësie të madhe sepse jo vetëm që forcon imunitetin por edhe parandalon infeksionet.

Letrat Dezinfektuese
Profesionistët e mjekësisë përdorin letra dezinfektuese për të fshirë dhe pastruar sipërfaqet e ndryshme në vendin e tyre të punës.

Virusi mund të zaptojë dhe të qëndrojë gjatë në sipërfaqe të ndryshme, ndaj mënyra më e mirë për të zvogëluar gjasat e infeksionit është higjena./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here