Një e treta e biznesit të vogël në tregun e Zdrales në Shkodër nuk përfiton “pagën e luftës”. Shkak për këtë është bërë gabimi i bërë në dokumentacion nga QKR dhe Tatimet.
Edhe pse ato janë biznese të veshmbathjeve dhe artikujve industrial, janë regjistruar si ushqimore ne dokumentacion.
Ky gabim i ka penalizuar në mos marrjen e pagës 26 mijë leke të reja.
Është rënë dakord që të riplotësohen edhe njëherë dokumentacionit, në mënyrë që këta tregtarë të marrin pagën.
Nëse kjo nuk ndodh, tregtarët paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit të tyre.