Sunday, February 16, 2025
Home Aktualitet Rama: Vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë se sa vendimtare ka qenë...

Rama: Vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë se sa vendimtare ka qenë respektimi i masave në Shqipëri

0
886

Përmes një postimi në facebook, kryeministri Rama duke publikuar vdekjen për 1 milion banorë nga Covid-19 në botës, shkruan se masat kanë qenë vendimtare.

Ai shprehet se të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës.

Rama: Vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri. Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës! Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti krejt të pazakonshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here