Fitojnë betejën me koronavirusin 6 pacientë të tjerë në vend, shkon në total 283 numri i të shëruar

0
679

 

Gjatë 24 orëve 6 pacientë të tjerë janë shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.

Drejtoresha e ISHP Dalina Fico tha se siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Sot nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19, ndërsa numri total i të infektuarve është 539.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here