Nga java e ardhme, qytetarët do të kenë mundësi që për të lëvizur me automjet duhet të marrin leje jo më te Policia e Shtetit, po në e-albania.
Lajmin e bërë të ditur kryeministri Rama në një dalje publike, ku shtoi se në automjetet do të lejohet vetëm një person i së njëjtit vend pune në sedijen e pasme diagonal.
Po ashtu Rama theksoi se do të autorizohet edhe leja për lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore duke u mbështetur në një dokument shëndetësor që duhet mbajtur me vete.
Rama: Ndërsa javën e ardhshme në platformën e-Albania do të mund të merret njësoj si për këmbësorët një autorizim javor për të gjithë ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti do të mund të lëvizë për vajtje-ardhje në punë me vetëm një njeri tjetër brenda në sediljen e pasme diagonal i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njëjtin vend pune. Kush merr lejen do ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme.
Duke mësuar nga eksperienca e mëparshme ne do të bëjmë që nesër apo sot pasdite një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund një fazë aplikimesh në policinë e shtetit me e-mail ku edhe për shkak të shtrëngesave dhe kujdesit të madh të treguar nga policia ka pasur masivisht refuzime dhe brenda atyre refuzimeve masive ka pasur edhe raste refuzimesh apo mospërgjigjesh që u kanë shkaktuar dhimbje koke. Ndjesë për ato por shëndeti mbi të gjitha.
Po ashtu, javën e ardhshme do të autorizojmë edhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore duke parë që kemi ndeshur në ankesa legjitime për arsye shëndetësore. Autorizimi duhet të mbështetet në një dokument shëndetësor që drejtuesi i mjetit duhet ta mbajë me vete. Lejemarrësi duhet ta lexojë mirë pasojë penale që vjen nga shkelja e mundshme.