Sunday, February 9, 2025
Home Aktualitet Publikohen nesër në e-Albania: Të hënën hapen bizneset e para, me 27...

Publikohen nesër në e-Albania: Të hënën hapen bizneset e para, me 27 prill kategoria e dytë

0
2368

Nga java e ardhshme pritet të hapen kategori e parë e biznesve që nuk janë lejuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre gjatë pandemisë.

Kategoritë e lejuara do të publikohen nga nesër në faqen e-Albania.

Po nesër në këtë faqe do të njoftohet dhe blloku i dytë i bizneseve të lejuara që do të rinisin aktivitetin nga 27 prilli.

Rama: Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga ora 05:00-17:30 apo me turne sipas natyrës së punës të gjithë ata që nga nëser paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania.Të gjithë administratorët, të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv përbërës të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara. Por edhe të mësojnë se cilat janë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave. Javën e ardhshme duhet të përgatiten për tu hapur nga e hëna e 27 prillit të gjitha kategoritë e tjera që do të publikohen si blloku i dytë i hapjes në faqen e e-Albania po nesër.

Si do të hapemi?

Kryeministri Edi Rama tha se për procesin e hapjes së vendit nga izolimi për shkak të pandemisë ka pasur një diskutim konstruktiv me kancelarin austriak dhe kryeministrin suedez.

Rama: Si do të hapemi? Sot kam pasur dy biseda me kancelarin e Austrisë dhe kryeministrin e Suedisë, më kanë komplimentuar për bilancin e Shqipërisë në këtë situatë. Të dhënat e vendit tonë e rendisin Shqipërinë në radhën e vendeve me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë luftë botërore. Austria ka një strategji thuajse të njëjtë me ne, ndërsa Suedia e ka unikale në botë, e ndryshme nga të gjitha vendet e botës.

Shënova opinionet e të dy miqve që më vlejnë për të verifikuar planin tonë të hapjes mbi bazën e informacioneve të marra drejtëpërdrejtë nga udhëheqës që janë në vijën e parë të kësaj përpjekje në vendet e tyre. Dy gjëra me rëndësi dua ti ndaj me ju nga këto biseda. Hapja graduale ka të panjohurën e saj, ka riskun e saj. Duhet ta dimë që ekziston dhe mundësia e rikthimit këtu ku jemi nëse do të mësojmë rrugës së numri i infektimeve do të rritet jashtë një parashikueshmërie të arsyeshme. Asnjë vend dhe ekspertizë nuk thotë se për sakohë ka jetë, infeksioni do të zhduket pa dalë vaksina. 

Që kur ka nisur përballja me këtë armik të padukshëm shoqëritë tona do të bashkëjetojnë me rrezikun e infektimit duke bërë gjithçka për ta mbajtur në kontroll.Varet nga ne sa arrin të na dëmtojë. Nëse mbrohemi dhe ruhemi fort kur dalim nga shtëpia dëmet ulen shumë. Së dyti, distancimi social i gjithësecilit. Respektimi i rregullave elementare si 1 metër distancë, larja e duarve duhet të respektohen duke menduar prindërit, fëmijët, të afërmit dhe miqtë. Nuk është kohë për t’ia hedhur shtetit por për të futur mirë në kokë se çdo shkelje mund të sjellë krejt padashjen tënde si pasojë një vdekje.

Dje presidenti i SHBA tha se kemi mësuar shumë gjatë këtyre javëve. E thotë njeriu më i fuqishëm i planetit që ka pas vetes shtetin me fuqinë më të madhe në fushën e dijes dhe shkencës.Ju kërkoj ndjesë për peripecitë, pengesat gjatë këtyre javëve por të gjitha këto do të harrohen. Duke lehtësuar lëvizjen jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të rritjes së infektimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here