Sunday, February 9, 2025
Home Aktualitet Qytetarët nuk harrojnë vettingun, 58 denoncime në KPK vetëm për muajin mars

Qytetarët nuk harrojnë vettingun, 58 denoncime në KPK vetëm për muajin mars

0
545

Në kushtet ku është pezulluar funksionimi i shumë institucioneve për shkak të pandemisë, e njëjta gjë ka ndodhur  edhe me dy komisionet e vettingut KPK dhe KPA, të cilat kanë ndërprerë seancat publike. Por RTV Ora mëson se puna e komisionerëve dhe këshilltarëve vijon në kushte shtëpie  me dosjet e shortuara. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk kanë reshtur as denocimet e qytetarëve, të cilat i dërgohen komisioneve në rrugë elektronike dhe postare.

Kufizimet e vendosura nga pandemia kanë ndërprerë edhe punën dy komisoneve të vettingut.

Që prej 9 marsit, këto dy institucione nuk kanë zhvilluar seanca publike dhe rrjedhimisht nuk kanë shpallur vendime.

Por RTV Ora ka mësuar se komisionerët dhe keshilltarët kanë punuar në kushte shtëpie me dosjet që kanë në proces.

Ndërsa kanë zbardhur vendimet për çështjet që janë gjykuar për ti hapur rrugë aplikimeve.

Por edhe në kushte bllokimi,  sektori  i ankesave nga qytetarët ka vijuar të protokollojë ankimet e marra në rrugë elektronike e postare.

Vetëm për muajin mars nga qytetarët kanë mbërritur 58 denoncime, ndërsa numri në total i denoncimeve dërguar në KPK që nga 2017 kur ka nisur punën edhe ky institucion  ka  kapur shifrën e 4454 denoncimeve.

Ndërkohë që nga nisja e procesit, KPK ka përfunduar shqyrtimin për 245 subjekte nga 800 që duhet të kalojnë në filtër.

101 janë konfirmuar në detyrë, ndërsa për 90 KPK ka vendosur shkarkimin.

Për 30 subjekte është vendosur ndërprerje e vettingut për shkak të dorëheqjes.

Për 8 është vendosur pushim i procesit, pas dorëheqjes së kryer para futjes në fuqi të ligjit, ndërsa  për 16 subjekte është vendosur përfundim procesi pa një vendim,  pasi kanë dalë në pension.

Ndërkohë numri i vendeve të mbetura vakant nëpër gjykata për shkak të largimeve të sistemit vijon të rritet, dhe aktualisht pritet të sjellë një kolaps edhe në gjykatat e Apelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here