Wednesday, February 12, 2025
Home Aktualitet Rama shpall amnisti për qytetarët e gjobitur gjatë pandemisë, ndëshkimi nis nga...

Rama shpall amnisti për qytetarët e gjobitur gjatë pandemisë, ndëshkimi nis nga java e ardhshme

0
1127

Kryeministri Edi Rama shpalli amnistinë e të gjithë qytetarëve, qofshin këta këmbësorë apo drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar gjatë kohës së pandemisë para hyrjes në fuqi të kodit penal.

Në një komunikim me qytetarët, Rama tha se le ta nisin të gjithë të barabartë nga java e ardhshme kur edhe ndryshimet në kod hyjnë në fuqi.

Edi Rama: Janë ekzekutuar deri tani 7107 gjoba për këmbësorë dhe 1941 për drejtues automjeti që janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për 3 vjet dhe bllokim të automjetit. Ne sot kemi vendosur mosekzekutimin e të gjithë këtyre gjobave dhe kthimin te të gjobiturit të të gjitha patentave dhe të të gjitha automjeteve të bllokuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here