Agron Çela ka uruar të gjithë besimtarët Ortodoks për festën e Pashkëve, që përkujton Ringjalljen e Jezu Krishtit. Ne mesazhin e tij Agron Çela ka nje urim te veçante per ata qytetarë që po përballen me sëmundjen si dhe për personelin shëndetësor në vijën e parë të luftës.
Agron Çela: Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Ortodoks, me lejoni që me zemer t’ju uroj festën e bukur të Pashkeve, që na përkujton Ringjalljen e Jezu Krishtit.
Uroj nga zemra më të mirën për ju dhe familjet tuaja dhe ashtu siç është simboli i kësaj feste që e mira triumfon mbi të keqen, ashtu edhe për të gjithë ne të mbërrijnë sa më parë ditët e mira, që të mund të urojmë njeri – tjetrin e të shkëmbëjnë vizitat e bukura.
Lutem me zemer që Shkodra jonë e bukur, Shqipëria dhe bota ta kalojë sa më parë këtë moment të vështirë që ka krijuar pandemia Covid 19. Një urim të veçantë e kam për të gjithë ata qytetarë që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor që është në vijën e parë të luftimit të këtij virusi, por edhe për të gjithë ju që ndodheni në momente të vështira. Pashke të bekuara për cdo familje shqiptare e me zemer të mirë.
Gëzuar Pashkët!
Me respekt Agron Çela