Saturday, February 15, 2025
Home Kronika Arrestohet 32-vjeçari nga Hasi, lëviste pa autorizim dhe kundërshtoi me dhunë policin

Arrestohet 32-vjeçari nga Hasi, lëviste pa autorizim dhe kundërshtoi me dhunë policin

0
965

Arrestohet një 32-vjeçar nga Hasi ditën e sotme.

Ai lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

“Policia e Krujës, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.” njofton policia.

Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here