Sunday, February 16, 2025
Home Politikë Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Basha: Me ta do të ngremë...

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Basha: Me ta do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor

0
644

Mjekët shqiptarë në Evropë tashmë kanë krijuar Federatën e tyre. Për këtë një urim vjen nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili thotë se edhe pse jetojnë jashtë kanë dhënë kontributin e tyre.

“Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë.

Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Basha në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here