Ja bizneset që do të ngrenë qepenët nga sot

0
1070

 

Prej kësaj të hëne do të hapen hotelet dhe strukturat e ngjashme, si dhe do të lejohen hapësirat për kampingje, për çadra dhe rulota argëtimi.

Gjithashtu në listën e plotë të aktiviteteve të publikuar në e-Albania bëhet e ditur se do të lejohen edhe akomodimet për pushime apo akomodime të tjera kolektive.

Po kështu dyqanet e kozmetikës do të jenë të aksesueshme për qytetarët si dhe do të lejohet tregtia me shumicë e luleve dhe e bimëve.

Fastfood-et dhe byrektoret do të lejohen të hapen por vetëm me shërbim take aëay ose delivery, duke përjashtuar mundësinë e qëndrimit në ambjentet ku merret ky shërbim.

Ndërkohë që do të vijojnë aktivitetin industria e prodhimit si dhe transporti i mallrave.

Ndërsa kufizimi për lëvizjen e qytetarëve nga ora 05:00-17:30 vijon të qëndrojë në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Ja lista e plotë e aktiviteteve që do të lejohet të nisin punën

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here