Deputeti Adriatik Alimadhi i shtohet listës së së të shëruarve nga Covid-19.
Ai ka rezultuar negativ në testin e kryer.
Alimadhi u shtrua te spitali infektiv më 27 mars pasi pati simptoma të koronavirusit dhe gjendja e tij u përkeqësua.
Sipas mjekëve ai kishte dhe sëmundje shoqëruese, pasi vuante nga hepatiti kronik.
Po sot ka lënë spitalin Infektiv edhe mjeku Roland Xhaxho, gjithashtu i shëruar nga Covid-19.
Në raportimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë, u bë e ditur se u konfirmuan edhe 25 raste të reja duke e çuar në 602 numrin total të të infektuarve me Covid-19 në vend.