Sunday, February 9, 2025
Home Aktualitet Meta uron Mbretëreshën Elizabeth II për 94-vjetorin: Populli britanik nderon jetën tuaj

Meta uron Mbretëreshën Elizabeth II për 94-vjetorin: Populli britanik nderon jetën tuaj

0
697

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Mbretëreshës Elizabeth II me rastin e 94-vjetorit të lindjes.

Në mesazhin e urimit, kreu i shtetit, Ilir Meta thotë se në një përvjetor kaq të rëndësishëm, populli britanik, i gjithë Komonuelthi dhe shumë miliona njerëz në mbarë botën gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, udhëheqjen Tuaj të gjatë dhe të dalluar, si dhe angazhimin Tuaj ndërkombëtar dhe publik ndër vite.

Mesazhi i urimit të Presidentit Ilir Meta

I Madhëria Juaj, Elizabeth II,

Në ditëlindjen e 94-të të Madhërisë Tuaj, më lejoni që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira për Madhërinë Tuaj.

Në një përvjetor kaq të rëndësishëm, populli britanik, i gjithë Komonuelthi dhe shumë miliona njerëz në mbarë botën gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, udhëheqjen Tuaj të gjatë dhe të dalluar, si dhe angazhimin Tuaj ndërkombëtar dhe publik ndër vite.

Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për marrëdhëniet e gjata dhe miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Duke ritheksuar urimet e mia më të mira për shëndetin dhe mirëqenien Tuaj si edhe për begatinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here