Presidenti Meta: Mbështes ndryshimet në Kodin Penal, burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin

0
845

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njofton se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, që parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke përhapur koronavirusin.

“Ju përgjigja kërkesës së Kuvendit për ndryshimet në Kodin Penal. Nisur nga zhvillimet, nga gjendja e fatkeqësisë, por mbi të gjitha për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal, sa I takon veprimve që kryhen me dashje, PResidenti vlerëson se inciativa e Kuvendit dhe qeverisë, që mbrojtja e shëndetit të gaerantohet edhe nga norma penale, duhet mbështetur. Presidenti konstaton se mes draftit të prezantuar fillimisht nga deputetët dhe përmbajtjes finale ka shumë ndryshime thelbësore positive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të shoqërisë civile, avokatit të popullit, Presidentit”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here