Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bën thirrje qeverisë Rama që kjo e fundit të anulojë paketën ligjore për median, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor. Duke iu referuar raportit të Reporterëve pa Kufi ku Shqipëria renditet e 84-ta në 180 vende të botës, Lega thekson se është përkeqësuar liria e medias.
“Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri”, deklaron Lega.
#Albania is rightly dropping two positions in the @RSF_inter 2020 World Press Freedom Index. The pending media laws would further deteriorate Albanian press freedom. Limiting freedoms of expression, information and press is unaccaptable for an aspiring EU member.
Mbasi Presidenti Ilir Meta i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin.
Po dje Genc Pollo, përfaqësues i Partisë Demokratike, duke komentuar raportin tha se Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. “Prandaj rilindasit menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh.”, tha Pollo.