Nga 29 raste pozitive, 13 të infektuar në burgun 313

0
1110

 

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 29 raste të reja me koronavirus në vend. Nga këta 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Mes të prekurve është edhe një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi.

Dy ditë më parë, një i burgosur në burgun 313 u konfirmua pozitiv me Covid-19. I burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh. Ndërsa dje Ministria e Shëndetësisë konfirmoi rastin se në 40 teste të kryera në burgun 313 në Tiranë, një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Më herët në këtë burg është konfirmuar një punonjës si i infektuar, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.

Sipas MSH, edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.

Pavarsisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here