Edhe pse në kohë pandemie dhe në gjendje të jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore e cila është zgjatur nga qeveria deri më 23 qershor, kjo nuk i ka penguar shërbimet hoteliere të fillojnë nga puna për përgatitjen e sezonit të ri turistik.
Sië shikohet edhe nga fotot e siguruara nga fotografi i LSA-së Gent Shkullaku, me dhjetra punonjës janë angazhuar në thurjen e çadrave të plazhit.
Ndërkohë që edhe hotele të tjera kanë filluar përgatitjet për sezonin veror.


