Liderët botërorë zotohen të gjithë bashkë dhe hedhin hapin e madh, SHBA merr vendimin e papritur

0
6874

 

Pandemia e koronavirusit vijon të marrë jetë njerësh, e duket që e vetmja shpresë që të gjithë i kanë kthyer sytë dhe presin me shpresë dita ditës është shpikja e vaksinës.

Udhëheqësit nga mbarë bota janë zotuar që do të bashkëpunojnë për të financuar për gjetjen e vaksinës ndaj koronavirusit dhe do ta ndajnë atë me të gjithë botën.Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Në këtë takim morën pjesë kancelaraja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron, miliarderi amerikan Bill Gates, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj. Ndërkaq, sipas ‘The Guardian’  Britania do të marrë pjesë në një samit më 4 maj që synon mbledhjen e fondeve për hulumtimin, trajtimet dhe testet e vaksinave.

Macron iu bëri thirrje të gjitha vendeve të marrin pjesë pasi lufta kundër COVID-19 është e përbashkët për mbarë njerëzimin e nuk duhet të ketë ndarje.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se synimi është grumbullimi i deri në fillimit të majit të 7.5 miliardë eurove për të nxitur punën e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit.

“Ky është vetëm hapi i parë dhe më shumë duhet bërë në të ardhmen,” tha von der Leyen gjatë konferencës.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ne po përballemi me një kercënim të përbashkët dhe vetëm bashkë mund ta mundim.

“Ne po përballemi me një kërcënim të përbashkët që mund ta mposhtim vetëm me një qasje të përbashkët,” tha Ghebreyesus.

Më shumë se 100 vaksina janë duke u zhvilluar, përfshirë gjashtë tashmë, në prova klinike.

Kujtojmë që ShBA ka qenë kritike ndaj punës së OBSH dhe e ka akuzuar kreun e saj për bashkëpunim me Kinën. Trump vendosi që SHBA të ndërpresë fondet nga OBSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here