Liri-dalje sot vetëm për pensionistët deri në 11:00

0
828

 

Ashtu si javën e parë edhe këtë të shtunë të drejtën për të dalë do të kanë pensionistët.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook njoftoi dje se mosha e tretë do të ketë mundësi të dalë deri në orën 11:00.

“Vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00, të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, shkruan Rama në Facebook.

Rama po ashtu sot publikoi zonat gjelbërta në qytetet ku do të ketë lehtësim të lëvizjes.

Qarku Dibër, Gjirokastër, dhe bashkitë, Pogradec, Përrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të kenë “fatin” e mirë për të pasur masa më lehtësuese se qytetet e tjera. Rama bën me dije se nga ora 9.30 deri në 17.30 në këto qytete të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, por ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here