Mjekët e spitalit “Mount Sinai” në Nju Jork kanë vënë re një fenomen të çuditshëm te pacientët që janë të infektuar me COVID-19, pasi kanë parë që kishin mpiksje gjaku në organe të ndryshme, raporton Ëashington Post.

Në fund të muajit mars neurokirurgu J Moço i spitalit “Mount Sinai” po mbante shënime rreth një simptome alarmante që po vinte re në shumë prej pacientëve të tij.

“Ndërsa kurba e pandemisë kishte nisur realisht të ngjitej në Nju Jork, ne filluam të vërejmë në të gjithë qytetin një numër të madh goditjesh në tru dhe disa prej tyre ishin jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë ai.

Përgjatë tre javëve duke nisur nga mesi i marsit, doktor Moço vizitoi 32 pacientë që kishin pësuar goditje me bllokime të forta të gjakut në tru. Ky numër pacientësh përbënte dyfishin e numrit që ai ka trajtuar zakonisht në të njëjtën periudhë dhe të paktën gjysma e tyre ishin diagnostikuar me COVID-19.

Ai thotë se në disa raste, goditja në tru ishte simptoma e parë që tregtonte se një pacient ishte infektuar nga COVID-19.

“Shumë gjëra nuk i kuptojmë lidhur me COVID-19, pra nëse mpiksja është një simptomë se diçka po shkon keq me enët e gjakut, apo nëse mpiksja është sipmtoma e parë e sëmundjes, por pa dyshim dimë që virusi po shkakton shumë prej problemeve që ne po vëmë re”, thotë ai.

Tashmë shumë pacientë po marrin doza të larta të një ilaçi për hollimin e gjakut edhe pa pasur ndonjë shenjë të mpiksjes së gjakut.

LEAVE A REPLY